Klubi i futbollit Zhelezniçari i Sarajevës ka hyrë në vitin 2024 me probleme të reja.
Në Gërbavicë tashmë është konfirmuar rregulli i pashkruar se telashet nuk vijnë vetëm.
Kriza e rezultateve në të cilën gjenden të kaltrit në fund të sezonit të kaluar u shoqërua me dorëheqjen e kreut të shtabit.
Në ditën e dytë të vitit 2024, Abdulhakeem Al-Tuwaijri ka njoftuar me email drejtuesit e Zhelës për dorëheqjen dhe
kjo nënkupton edhe fundin e bashkëpunimit me një partner nga Arabia Saudite.
Skuadra nga Gërbavica po kërkon një trajner të ri dhe zgjedhja e parë ishte Mehmed Bazhdareviq, ish-futbollist i kësaj skuadre, i cili ishte edhe përzgjedhës i Kombëtares A të futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Megjithatë, siç mëson “Faktor”, është thuajse e sigurt që Bazhdareviq nuk do të jetë pasues i Al-Tuvaijrit.
Si kandidatë të mundshëm përmenden edhe ish-lojtarët dhe ish trajnerët e të kaltërve, Admir Axhem, Edis Mulaliq, Xhelaludin Muharemoviq, ndërsa disa media përmendin edhe emra si Branislav Kruniq, Bruno Akrapoviq dhe Dragan Tadiq.