Futbollisti Melos Zenunaj largohet nga skuadra me renome Liria e Prizrenit.
Qendërmbrojtësi ka njoftuar largimin përmes profilit të tij në facebook.
“Faleminderit Prizren, faleminderit ‘Arpagjik’”, ka shkruar Zenunaj.
Liria është në krizë të rezultateve e cila e ka mbyllur vjeshtën në fund të tabelës së elitës së futbollit, me 9 pikë të mbledhura.