Futbollisti Elvir Gashijani pritet t’i bashkohet skuadrës së madhe kroate, Hajduku nga Spliti.
Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë këtyre ditëve me liderin e kampionatit kroat.
“Elvir Gashijani do të udhëtoj këtë fundjavë në Kroaci për të finalizuar marrëveshjen me Hajdukun e Splitit.
Llapi do të përfitojë rreth 200 mijë euro nga transferi dhe do të ketë % në kartonin e 17-vjeçarit”, shkruan Arlind Sadiku, gazetar.