Pas një pjese të parë sezoni zhgënjyes, Kukësi ka marrë masa në merkaton e janarit duke zyrtarizuar dy transferime.
Verilindorët e mbyllën gjysmën e edicionit në vendin e parafundit të kampionatit, me vetëm 19 pikë pas 18 ndeshjes dhe në ditën e premte lajmëroi afrimet e Kleandro Lleshit dhe Geri Selitës.
Kleandro Lleshi luan si mesfushor dhe vjen nga kampionati spanjoll, ku së fundmi ishte aktivizuar me Mar Menor. Në Spanjë, 24-vjeçari ka luajtur edhe me Leganes, Fuenlabrada, Cartagenën, dhe Recreativon.
Lleshi është një futbollisti i dalë nga akademia e Internacional Tiranës dhe ka qenë në të kaluarën dhe pjesë e Shqipërisë U21.
Geri Selita së fundmi ishte pjesë e Lushnjës, i huazuar nga Egnatia. 22-vjeçari luan si mbrojtës i majtë, por dhe si mesfushor krahu, duke i dhënë alternativa trajnerit të verilindorëve, Stavri Nica.
Në këtë mënyrë, Kukësi ka reaguar shpejt në merkaton e dimrit duke riparuar disa prej problematikave të pjesës së parë të sezonit në Abissnet Superiore,