Portieri Arijanet Muriç ka treguar klasin e tij në portën e skuadrës së Burnleyt në duel me Tottenham-in në Londër.
Tottenham ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Burnleyt, duke u kualifikuar në të 16-ën e finales së Kupës së Anglisë (FA Cup).
Futbollisti Pedro Porro shënoi në minutën e 79-të.
Notat
Porro është vlerësuar me notën 8.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Pas tij lojtari më i mirë është portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, me notën 8.4.