Juventusi i Max Allegrit është gati të zhytet sërish në kampionat, pas tepricës së golave në Kupën e Italisë. Salernitana është ende në rrugën e bardhezinjve, në kërkim të shpagimit pas humbjes së thellë të së enjtes dhe mbi të gjitha, në kërkim të pikëve të sigurisë para publikut të vet.
Për ndeshjen e Arechi, të planifikuar për të dielën në orën 18:00, trajneri i Juventusit do të rigjejë dy shtylla të formacionit, Szczesny dhe Bremer, që në minutën e parë.
Ai do të vendosë Nicolussi Caviglia si “regjisor” në vend të Locatellit të pezulluar. Në fund duhet të zgjidhë dyshimin në sulm: me Vlahovic do të jetë njëri mes Chiesa dhe Yildiz.
“Dualizmi i tyre? Duhet të bëhet domosdoshmërisht një vlerë e shtuar, – ishin fjalët e tij në konferencë. – Nuk mund të llogarisim vetëm 11 lojtarë, duhet të mbajmë një intensitet të lartë.
Do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo e Kupës së Italisë. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, përndryshe rrezikojmë të thyejmë kockat tona”.