Futbollisti Felipe Anderson raportohet se sërish mund ta vesh fanellën e skuadrës angleze, West Ham.
Klubi anglez, sipas mediave britanike, është duke menduar që ta rikthejë në skuadër Felipe Andersonin e Lazios.
Lojtari po shfaq formë të mirë këtë sezon të garave me ‘lacialët’, duke rikthyer interesimin e West Hamit për ish-futbollistin e tyre.
“West Ham po mendon ta rikthej në skuadër Felipe Anderson”, shkruajnë mediet në ishull.
Krerët e skuadrës angleze, thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë Lazion për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Andersonit në Premier League.