Gazetari gjerman, Florian Plettenberg ekskluzivisht ka bërë të ditur se Timo Werner është shumë afër transferimit te Tottenhami.
Werner kalon te Tottenhami nga RB Leipzigu në formë huazimi gjashtëmujor.
Leipzig dhe Tottenhami janë sot në fazën finale të bisedimeve, ku kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu sqaruar.
27 vjeçari është i gatshëm që të largohet nga kampi stërvitor i RB Leipzigut.
Werner po rikthehet në Londër, ku në të kaluarën ishte lojtar i Chelseat, para se të rikthehej te Leipzigu.