Vlonjtatët nënshkruajnë me talentin nga Kosova

Futboll

Vlonjtatët nënshkruajnë me talentin nga Kosova

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:36
Arton Podrimçaku

Arton Podrimçaku është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Është vetë klubi vlonjat që zyrtarizon me një postim në rrjete sociale afrimin e rradhës në merkato.

Podrimcaku vjen gna kampionati suedez ku ka luajtur për Kalmar dhe Oskarshamns që nga viti 2018. 21-vjeçari nga Kosova do të jetë një përforcim për repartin e mbrojtes ku luan në krahun e majtë, por mund të bëjë mjaft mirë edhe në mesfushë.

Podrimcaku është prezantuar në ambientet e klubit krah drejtorit sportiv Andi Ribaj dhe do të bashkohet me grupin në stërvitje përpara rinisjes së Kategorisë së Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat