Është konfirmuar një ndalesë e gjatë e tij për shkak të lëndimit.
Milan Skriniar rrezikon ta ketë përfunduar sezonin para kohe. Ish-mbrojtësi i Interit, i cili u transferua te PSG verën e kaluar, pësoi një zhvendosje të pjesës anësore të këmbës së tij të majtë, e cila do ta detyrojë t’i nënshtrohet një operacioni.
Mbrojtësi sllovak, 28 vjeç, do t’i nënshtrohet operacionit javën e ardhshme në Doha, siç u njoftua nga klubi parizien, i cili megjithatë nuk sqaron kohët e rimëkëmbjes, të cilat do të vlerësohen vetëm më vonë.
Por, ish-lojtari i Interit rrezikon një ndalesë të gjatë. Lajm shumë i keq për trajnerin Luis Enrique, sepse bëhet fjalë për shtyllën e prapavijës së kampionëve francezë.