Një rastësi e çuditshme ajo e Myrto Uzunit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në mesjavë në fitoren ndaj Kadizit golin e parë për Granadën në vitin 2024.
Por, të njëjtën gjë Uzuni ka bërë edhe në ndeshjen e parë të vitit 2023, po për Granadën.
Ai ka shënuar golin e parë të vitit, në fitoren 1-0 ndaj Kartagjenës.
Ndërkohë, një statistikë tjetër për 28- vjeçarin është numri i golave të realizuar në shtëpi për klubin e Granadës.
Uzuni është vetëm një gol larg barazimit të El Arabit, i cili kryeson me 24 gola, ndërkohë që Myrto me këtë fanellë që kur ka firmosur, ka shënuar 23 gola në “Los Karmenes” (stadiumi i Granadës).
Teksa mbeten edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, me siguri që ky rekord do të thyhet nga beratasi i Kombëtares shqiptare.