Vedat Muriqi reagon pasi Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës!
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar pas lajmit të dhënë nga numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.
Tashmë do të mund të lëvizet lirshëm edhe në shtetin iberik.
Muriqi i gëzuar ka pyetur se si mund të mos e dashuroj Spanjën pas këtij vendimi.