Frosinone zgjohet vonë, Monza largohet me tre pikë
Monza ia del të marrë tre pikët në transfertën ndaj Frosinones, falë suksesit me rezultatin e ngushtë 2-3. Miqtë nga Brianzola shënuan dy herë në pjesën e parë me Valentin Carbonin dhe Dany Motën, që shkëmbyen edhe asistet me njëri-tjetrin, ndërsa në pjesën e dytë autogoli i Soule u dha avantazhin e trefishtë.
Goli i tretë u duk se zgjoi Frosinonen, që në të 56-ën shënoi me Harroui dhe në të 75-ën ishte Soule që ekzekutoi saktë një penallti, duke rihapur plotësisht takimin.
Në minutat e fundit vendasit provuan gjithçka për të shmangur humbjen, teksa trajneri Di Francesco aktivizoi edhe dyshen shqiptare Ibrahimovic-Çuni, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Monza u largua me tre pikë mjaft të rëndësishme.