Sot me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i ndeshjes me Chelseat dhe Preston, e vlefshme kjo për raundin e 1/32-ës së FA Cup.
Të dyja skuadrat janë kualifikuar direkt në këtë raund, dhe fitorja sot do t’ua siguronte biletën drejt 1/16-ës së kësaj gare.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit 2010, ku asokohe Chelsea mposhti Prestonin 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Gilchrist, Disasi, Colwill, Gusto; Caicedo, Enzo; Sterling, Palmer, Mudryk; Broja
Preston (4-1-4-1): Woodman; Whiteman, Lindsay, Keane, Browne; McCann; Storey, Hughes, Millar, Osmajic; Potts