Lecce po përballet me Cagliarin në “Via del Mare”, në një duel direkt për mbijetesën.
Ylber Ramadani e ka nisur si titullar për vendasit, ndërkohë që në stol ndodhet Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Leccen.
Ndeshja ishte tepër e luftuar, por golin e gjeti Valentin Gendrey pas gjysmë ore lojë.
Francezi shfrytëzoi një krosim të Remi Oudin, francezi tjetër i Lecces, dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Duke nisur festën e tifozëve të pranishëm në stadium.