Albion Rrahmani e ka lënë prapa lëndimin dhe është kthyer me gol për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.
Rrahmani u lëndua rëndë në fitoren 3:0 të Kosovës kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Megjithatë, pas afër tre muajsh mungesë, Rrahmani ka realizuar nga penalltia në minutën e 82-të, në barazimin 3:3 të Rapidit të Bukureshtit me Sakaryasporin.
Ndeshja ishte miqësore dhe u zhvillua të shtunën në Turqi.
Për Rapidin luajtën edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.