Elbasani nuk di të ndalet në merkato. Ardit Hila mund të konsiderohet lojtari më i ri i tyre.
“Panorama Sport” e pat paralajmëruar pak ditë më parë që palët ishin në bisedime dhe shumë pranë marrëveshjes, e cila ka ardhur ditën e sotme.
Burime të gazetës pranë kampit verdheblu pohojnë se palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.
Hila bëhet kështu emri i parë “big” që i bashkohet verdhebluve në merkaton e janarit, me këtë të fundit që lë në mes aventurën me Tiranën në Superiore për të luajtur me Elbasanin në të Parën.
Verdheblutë fitojnë kështu konkurencën e Vllaznisë dhe Dinamos, skuadra që kishin shfaqur më herët edhe dëshirën e tyre për ta afruar në skuadër.