Beteja e gjatë gjyqsore e Juventusit për “Calciopol”-in mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pasi hoqën dorë nga apelimi i vendimit në Këshillin e Shtetit, Juventusit tani i duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore të palëve, të cilat kishte paditur.
“Calcio e Finanzia” bën me dije se pasi Juventusi hoqi dorë nga apelimi i çështjes në Këshillin e Shtetit, në këtë pikë si Interi dhe Federata Italiane e Futbollit u pyetën nëse dëshironin të mbulonin vetë shpenzimet e bëra deri më tani në betejat gjyqësore me klubin piemontez.
Përgjigja e të dy palëve ishte negative dhe për këtë motiv do të jetë klubi bardhezi ai që do të mbulojë të gjithë shpenzimet e tyre.