Liria e Prizrenit nuk qëndron duarkryq por synon që të përforcohet sa më shumë për pjesën e dytë të kampionatit, me synime që të sigurojnë ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Futbollisti Albin Kapra i bashkohet skuadrës me renome!
“Kapra përforcon Lirinë!
Mbrojtësi i majtë i FC Ballkanit, Albin Kapra ka nënshkruar sonte me FC Liria.
Ai, pritet të forcojë mbrojtjen, si dhe të kontribuojë në vijën e sulmit, duke ditur cilësitë ofensive që ka.
Ditët në vijim, FC Liria do të publikoj edhe transfere të reja”, njofton FC Liria.
Prizrenasit e mbyllën vjeshtën në fund të renditjes me 9 pikë të mbledhura.