Chelsea ka treguar fuqinë në 45 minutat e dytë duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:0 ndaj Preston-it, në kuadër të 32-tës së finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e parë duke dëshmuar formë të mirë në fanellën e Chelseat.
Në minutën e 58-të, Armando Broja kërcen bukur me kokë dhe shënoi për 1:0.
Pas dy minutave, tjetër krosim për Brojën, që godet sërish mirë, por topi përplaset në traversë dhe shkon mbi portë.
Chelsea shënoi edhe tre gola në vazhdim të lojës, autorë të golave janë Silva (66'), Sterling (69') e Fernandez (88').
Broja është zëvendësuar në minutën e 76-të.
Chelsea është kualifikuar në të 16-ën e finales..