Malisheva ka njoftuar zyrtarisht edhe rikthimin e mbrojtësit Arbër Prekazi.
“Shikoni kush është kthyer", - thuhet në postimin e klubit të Malishevës.
34-vjeçari kishte pësuar një lëndim dhe ishte operuar gjatë muajit tetor.
Ky lëndim e la jashtë fushës së blertë për dy muaj, mirëpo tashmë duket se e ka tejkaluar dhe është i gatshëm për stinorin e ri pranveror.