Malisheva ka konfirmuar edhe zyrtarisht që Rilind Haziraj është pjesë e klubit.
Haziraj ishte pjesë e Dritës për shtatë muaj dhe kishte nënshkruar kontratë trevjeqare me Dritën, por tashmë 24-vjeçari ka filluar një rrugëtim të ri me klubin e Malishevës.
“Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj.
Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv.
Mirë se vjen Rilind dhe suksese!”, njofton KF Malisheva.