Real Madridit iu deshën golat nga pjesa e dytë në mënyrë që ta sigurojë një vend tutje në kuadër të Kupës së Mbretit.
Madrilenët realizuan fitore në udhëtim te Arandinas me rezultatin 1:3.
Shifrat i zhbllokoi Joselu, i cili u tregua i sakt nga pika e bardhë për 1:0 në minutën e 54-të.
Vetëm një minutë zgjati ky rezultat, pasi Brahim Diaz shënoi për 0:2. Në kohën shtesë të fundit të sfidës u shënuan edhe dy gola.
Fillimisht, në minutën e 90+1 Rodrygo realizoi për 0:3. Goli i nderit për vendësit u shënua autogol nga Nacho në të 90+3.
Në këtë ndeshje për Realin debutoi talenti turk Arda Guler.
Real Madridi kalon tutje në Kupën e Mbretit, derisa Arandinas eliminohet.