Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U19, Lorent Talla ka debutuar sot me fanellën e skuadrës së Queens Park Rangers.
Talla hyri në lojë në minutën e 80-të të takimit duke zëvendësuar Sam Field.
Fatkeqësisht, skuadra e tij, QPR pësoi humbje në shtëpi nga Bournemouth me rezultatin 2:3 në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup.
Kështu, Talla dhe ekipi i tij eliminohen nga kjo garë prestigjoze, por një gjë e rëndësishme është debutimi i tij me këtë fanellë.
Në anën tjetër, Bornemouth kalon në rrethin e katërt dhe kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pasi të përfundojnë të gjitha takimet.