Empoli dhe Milani do të masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A.
Kuqezinjtë e Piolit do të kërkojnë fitoren e radhës në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për titull.
Nga ana tjetër, Empoli vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë.
Shihet që trajneri Andreaxoli ka rikthyer titullar Ardian Ismajlin, por si mbrojtës i majtë, ndërsa Berisha dhe Shpendi janë në stol. Nga ana tjetër, Pioli i ka besuar rreshtimit të tij të zakonshëm, 4-3-3, me Adlin që e nis si titullar.
FORMACIONET ZYRTARE:
EMPOLI: Kaprile, Ebuehi, Valukieviç, Luperto, Ismajli, Baldanzi, Grasi, Maleh, Giasi, Kambiaxhi, Kaputo.
Trajner: Andrea Andreaxoli
MILAN: Menja, Kalabria, Kjaer, Teo, Florenci, Loftus-Çik, Adli, Reijnders, Pulisiç, Leao, Xhiru.
Trajner: Stefano Pioli.