Flamurtari blindon krahët e mbrojtjes

Futboll

Flamurtari blindon krahët e mbrojtjes

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:08
Arton Podrimçaku

Klubi i Flamurtarit po përforcon radhët e tij me lojtarë që vlonjatët shpresojnë se do të ndihmojnë skuadrën të ngushtojë diferencën me dy ekipet e kreut dhe ta kthejë në garën për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi ka zyrtarizuar afrimin me një futbollist 21-vjeçar, i cili vjen nga futbolli suedez.

Mbrojtësi i majtë Arton Podrimçaku ka nënshkruar me skuadrën vlonjate, për t’u vënë në urdhrat e Resulit për vijimin e sezonit.

Futbollisti i cili ka dalë nga akademia e Kallmarit, ka luajtur edhe me ekipet e Hogsbi dhe Oskarshamns AIK në kategoritë e ulëta të futbollit suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat