Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes Empolit dhe Milanit, e vlefshme kjo për xhiron e 19-të të Serie A.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin "Carlo Castellani”, Milani po avancon 2:0 si mysafirë kundër Empolit.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Ruben Loftus-Cheek në minutën e 11’, kurse Olivier Giroud shënoi nga penalltia në minutën e 31’ për 2:0.
Ndërkaq, lajm i keq për “Rossonerët” është lëndimi i Alessandro Florenzit, i cili u detyrua të largohet nga loja në minutën e 35’, ndërsa u zëvendësua nga Alejandro Jimenez.
Pjesa e parë, 2:0 në favor të Milanit.