Pas rikthimit të Skukës, Partizani vazhdon që të përforcojë organikën në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.
Klubi kryeqytetas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit Redon Ismaili, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët në fuqi të vendit.
Ismaili është pjesëtar i përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe së fundmi është aktivizuar me Gjilanin në kampionatin kosovar. Mesfushori i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin.
Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”, shkruhet në njoftimin e klubit.