Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi nuk e ka ndërmend që të vazhdojë tutje sa i përket transferimit të Kalvin Phillips nga Manchester City.
Pas bisedimeve të fundit me Cityn, Juventusi ka vendosur që të largohet nga marrëveshja për Phillips pasi që nuk arriti akord për shumën e huazimit si dhe për mbulimin e pagës së mesfushorit anglez.
Newcastle mbetet e interesuar në Kalvin Phillips, gara është e hapur edhe për klube të tjera.
Prioriteti i Juventusit tani është Tiago Djalo si mbrojtës i ri.