Chelsea ka rritur çmimin për Conor Gallagher këtë muaj.
Mirror ka bërë të ditur se Chelsea ishte i gatshëm ta shiste mesfushorin për 50 milionë sterlina verën e kaluar.
Megjithatë, ata tani po kërkojnë 60 milionë sterlina (70 milionë euro) për t’u ndarë me Gallagher.
Tottenham është i interesuar për lojtarin anglez, por nuk është dakord me vlerësimin që i ka bërë Chelsea futbollistit.
Megjithatë, Blutë duket se nuk kanë ndërmend të pranojnë një ofertë më të ulët se 60 milionë sterlina.