Stiven dhe Kristian Shpendi janë dy nga futbollistët më premtues të Kombëtares shqiptare, me dy sulmuesit që luajnë për Shpresat.
Kristian ka marrë vëmendjen e Serisë B, me Sampdorian e Pirlos dhe Piza e Akuilanit janë në garë për shërbimet e tij.
Së fundmi, për Stivenin është futur në garë Komo e Fabregasit. Ish-mesfushori spanjoll e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për ofensivën.
Gjithsesi Empoli nuk është e hapur që ta shesë atë dhe është gati të diskutojë me Komon për një huazim të mundshëm deri në fund të sezonit.