Pas tre minutash lojë me fanellën e Napolit, ndëshkohet me karton të kuq!
Aventura e Paskuale Mazokit te Napoli ka nisur në mënyrë katastrofike, pasi debutimi do të mbetet një njollë në karrierën e tij.
Ish-kapiteni i Salernitanës ka kaluar në këtë merkato dimri te Napoli, por starti është për t’u harruar.
28-vjeçari hyri në fushë në minutën e 46-të, por ndeshja për atë zgjati vetëm 3 minuta.
Për ndërhyrjen me taka në kofshën e kundërshtarit Mazoki fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por gjyqtari është thirrur nga VAR-i dhe pasi ka parë pamjet arbitri ka ndryshuar vendimin. Arbitri anuloi kartonin e verdhë dhe akordoi kartonin e kuq për Paskuale Mazokin.
Momenti i ndeshkimit me karton të kuq për afrimin më të ri të Napolit.