Manchester është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupës së Anglisë).
Fitore rutinore e kampionit anglez me rezultat 5:0 ndaj Huddersfield-it.
Golat i realizuan Foden (33' e 65'), Alvarez (37'), Bobb (58'), Doku (74’).
Për djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola ka qenë një stërvitje e lehtë ndaj skuadrës që garon në kategorinë e dytë.