Merkato vazhdon që të jetë mjaft intensive, ku ekipet kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre.
Një ndër ekipet më aktive është Dinamo.
Ekipi i drejtuar nga Mehmeti ka larguar një tjetër lojtar, i cili ka patur shumë pak minuta këtë sezon.
Silvio Vokrri nuk do të jetë më pjesë e Dinamos.
Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dijë për “Newsport” që lojtari ka mbyllur aventurën me “blutë” për t’u transferuar tek Teuta.
Kujtojmë që këtë sezon 22-vjeçari me origjinë nga Mirdita është aktivizuar vetëm në një ndeshje.
Dhe në atë sfidë, Vokrri ka luajtur vetëm 15 minuta.
Zyrtarizimi i Vokrrit tek Teuta pritet të bëhet nga momenti në moment.