Portieri Limani ndahet me Shkëndijën.
Portieri Shkëlzen Limani është lojtari i radhës që i jep fund aventurës së tij me skuadrën nga Haraçina.
Ai është ndarë me Shkëndijën me marrëveshje dypalëshe, andaj nga dita e sotme ai do të jetë lojtar i lirë.
Me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ai i ka dhënë lamturinë klubit kuqezi, duke e falënderuar për çdo gjë.