Salernitana e pafat, mposhtet në minutën e 90+1 me rezultat 2:1 nga Juventusi, në takimin e javës së 19-të të Serie A.
Maggiore shënoi në minutën e 39-të për Salernitanën dhe Iling Junio në atë të 65-tën e Vllahoviq në minutën e 90+1, shënuan për Juventusin.
Salernitana nga minuta e 53-të mbetet pa një lojtar, pasi që Maggiore u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Interi kryeson me 48 pikë e Juventusi ka 46 në pozitën e dytë.
Salernitana renditet në fund të tabelës (i 20-ti) me 12 pikë të mbledhura.