Vjosa e Shtimes synon të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Lideri është përforcuar me futbollistin Enis Stublla.
“Enis Stublla është përforcimi i parë i KF Vjosa.
Enisi vjen nga KF Ulpiana po ashtu ka luajtur për KF Llapin, FC. Phoenixin.
Enisi është sulmues krahu, dallohet për depërtimet e tij, saktësinë e pasimeve dhe goditjet nga distanca.
Me Stubllen po kompletohet sulmi, edhe këtë vit presim që sulmi të jetë ndër më të mirët në ligë.
Stubllës i dëshirojmë mirëseardhje në qytetin e Shtimes dhe në KF Vjosa.
Vazhdojmë me superpërforcimet në ditët në vazhdim!”, njofton KF Vjosa, që kryeson me 31 pikë, një më shumë se Prishtina e Re dhe dy se Ferizaj.
Vjosa synon hyrjen në Superligën e Kosovës.