Busquets Ferrer, arbitri i ndeshjes Unionistas-Vijareal, urdhëroi që ndeshja të pezullohet dhe ajo do të rifillojë të hënën paradite
Blackout total në stadiumin “Reina Sofia” në Salamanka.
Në përfundim të kohës së rregullt të ndeshjes Unionistas -Vijareal, kur rezultati ishte 1-1 në stadium ndërpritet energjia elektrike dhe krijohet errësirë totale.
Busquets Ferrer, arbitri i ndeshjes, urdhëron që ndeshja të pezullohet dhe ajo do të rifillojë të hënën paradite.
Skuadrat do të luajnë 30 minutat shtesë të ndeshjes për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për më tej në Kupën e Mbretit.
Në këto kushte shtyhet për pasdite hedhja e shortit për vazhdimësinë e Kupës së Mbretit në Spanjë. Këtë e ka miratuar edhe Federata Spanjolle.
Klubi i Vijarealit njofton tifozët e vet për shtyrjen e ndeshjes nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare, ndërsa klubi i Unionistasit njofton të gjithë tifozët që të ruajnë biletat për të hyrë sërish në stadium të hënën.