Kombëtarja e Brazilit është bërë me trajner të ri.
Pasi i dështoi opsioni Carlo Ancelotti, Federata Braziliane e Futbollit e zgjodhi trajnerin Dorivan Junior.
Trajneri aktual i Sao Paolos do ta lë këtë klub dhe do të nënshkruajë me “Seleçaon” për ta zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Diniz.
Ndërkohë, siç dihet Ancelotti së fundmi e vazhdoi kontratën me Real Madridin duke hequr dorë nga mundësia që ta drejtojë Kombëtaren jug-amerikane.
Me selektorin e ri Brazili synon ta fitojë Copa American në verën që po vjen dhe Botërorin 2026.
Në Kupën e Botës brazilianët nuk kanë triumfuar që nga viti 2002.