Klubet gjermane e duan Zhegrovën në janar

Futboll

Klubet gjermane e duan Zhegrovën në janar

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:50
Edon Zhegrova

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke u kërkuar nga shumë klube të Bundesligas.

Kështu ka raportuar gazetari i Sky Sports, Florian Plettenber, të hënën, i cili theksoi se 24-vjeçari është i hapur për një transferim në afatin kalimtar të dimrit.

Klubet gjermane duhet të paguajnë deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar.

Plettenber, thotë se ëndrra e Zhegrovës është që të transferohet te top pesë klubet e Gjermanisë.

Përndryshe, sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat