Drita ka njoftuar se ka ndarë rrugët me sulmuesin Rlind Hazirajn.
Këtë klubi gjilanas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa e ka falënderuar Hazirajn për kontributin.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me sulmusin tonë Rilind Haziraj”, thuhet në njoftim.
“Klubi jonë e falënderon Rilindin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”.