Ish-boksieri Luan Krasniqi, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-futbollistit Franz Beckenbauer, ku edhe e ka lavdëruar atë.
“Çfarë lajmi i hidhur: Franz Beckenbauer ka vdekur.
Ai ishte një nga atletët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave – por mbi të gjitha ishte një person shumë fin, simpatik dhe me këmbë në tokë”, shkroi ai.
“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij!”, shtoi Krasniqi në Facebook.