Roberto Firmino është një tjetër ish-lojtar i Liverpoolit që nuk po rehatohet në Arabi.
Braziliani iu bashkua Al Ahlit në një kontratë trevjeçare pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin.
Ndonëse e nisi mirë e me tregolësh, ai nuk ka shënuar që 18 ndeshje dhe e ka humbur vendin në formacionin startues.
Një gjë e tillë ka bërë që ai të kërkojë një destinacion të ri ashtu sikurse ish-bashkëlojtari i tij tek të Kuqtë, Jordan Henderson, që nuk po e gjen veten në Arabi.