Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka ofruar Antonio Contes të gjitha çka ai i deshi, por trajneri italian ende nuk ka vendosur nëse dëshiron ta marrë drejtimin e kampionit të Serie A, bën të ditur “Il Mattino”.
De Laurentiis ka nisur sërish bisedimet me Conten, për ta bindur atë që ta zëvendësoj Walter Mazzarrin, i cili nuk po mund assesi ta këndell Napolin.
Ndërsa De Laurentiis vlerëson gatishmërinë e Mazzarrit për të vepruar si trajner i përkohshëm për sezonin pas shkarkimit të Rudi Garcias, ai është gjithashtu i prirur të fillojë të mendojë për të ardhmen, veçanërisht pasi klubi po rrëshqet gjithnjë e më shumë larg vendeve që çojnë në Ligën e Kampionëve.
Të hënën, presidenti i Napolit përmbushi kërkesat e Contes dhe përpiloi një ofertë joshëse, një kontratë trevjeçare e gjysmë me vlerë 8 milionë euro neto në sezon, duke i ofruar atij kontroll të plotë në transferime, duke emëruar Gianluca Petrachin si drejtor të ri sportiv dhe duke lejuar ardhjen e Gabriele Orialit, krahut të djathtë të trajnerit.
Dyshja diskutuan gjithashtu mundësinë e lejimit të Contes që të largohej nga klubi sipas dëshirës, pa përfshirë ndonjë klauzolë të kontratës ose penalitete të mundshme për përfundimin e kontratës së tij.
Pavarësisht ofertave të ndryshme të presidentit të Napolit, trajneri italian vendosi të ndalë bisedimet, ende i pasigurt për idenë e marrjes së kampionit në fuqi, i cili gjendet në vendin e nëntë në tabelën e Serie A pas 19 ndeshjesh.