Silvio Zogaj është lojtari më i ri i Erzenit. Ish-futbollisti i Flamurtarit rikthehet në Superiore, ku me shijakasit do të luajë në pjesën e dytë të sezonit.
“Newsport.al” e kishte paralajmëruar ditë më parë transferimin e 26-vjeçarit në Shijak.
Tashmë është vetë futbollisti që e zyrtarizon këtë operacion, teksa në rrjetet sociale ka postuar një foto ku në dorë mban fanelën e Erzenit.
Kujtojmë që Zogaj është një lojtar i njohur në Superiore, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vllaznisë, Kastriotit, Teutës, Laçit dhe Luftëtarit dhe së fundmi atë të Flamurtarit në Kategorinë e Parë.
Me kuqezinjtë këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa tashmë vjen si një përforcim me vlerë për Alfed Deliallisin.