Djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, Roko, shihet si një nga talentet më premtues në Europë.
18-vjeçari ka shkëlqyer me të rinjtë e Sëlltikut dhe disa herë madje është grumbulluar dhe në skuadrën e parë.
Kjo gjë ka zgjuar interesin e disa klubeve në Europë dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Sipas tij, në garë për të është Bolonja, e cila po bën gati një ofertë për të bindur “Keltët” që në janar.