Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi.
Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Kristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.
Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.
Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij,
Kristian Shpendi pjesë e Çezenas dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur. Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.