Liman Shpendi, babai i vëllezërve Kristian dhe Stiven Shpendi, ka marrë një dënim të rëndë nga Claudio Mastromattei, për incidentin që ndodhi në fundin e ndeshjes mes Cesenas dhe Olbias.
Të dielën e 7 janarit, në stadiumin “Manuzzi” ku luhej ndeshja mes Cesenas dhe Olbias, Liman Shpendi u fut në fushë dhe tentoi ta grushtojë portierin e mysafirëve, Filippo Rinaldi, raporton KosovaPress.
Liman Shpendi nuk do të lejohet të hyjë në vende ku zhvillohen aktivitete sportive për tre vite. Përgjatë kësaj kohe, Limani do të shoh bijtë e tij, Kristian dhe Stiven Shpendi vetëm në televizion.
Pas ngjarjes së shëmtuar, babai i dy futbollistëve shqiptarë u denoncua për pushtim fushe dhe për rrahje, por Rinaldi (portieri) nuk ka bërë denoncim. Liman Shpendi pretendonte se portieri kundërshtar kishte dëmtuar djalin e tij dhe më pas u fut në fushë duke tentuar ta godasë. Pamjet e këtij incidenti pushtuan rrjetin, në Itali dhe jo vetëm.