Phil Foden është një nga yjet e skuadrës së Manchester City, që këtë sezon po bën një paraqitje të mirë. 23-vjeçari, këtë sezon ka realizuar 11 gola në 30 ndeshje zyrtare me “citizens”.
Foden është përpjekur të zëvendësojë sa më mirë De Bruyne dhe dy golat e realizuara së fundi në FA Cup konfirmojnë momentin e tij të mirë. “Është gjithnjë bukur kur shënon dhe një fitore e tillë (5-0 ndaj Huddersfield) është e rëndësishme”, tha Foden.
“Unë nuk mendoj se jam ende një figurë qendrore e këtij ekipi, pasi këtu jemi të gjithë të rëndësishëm.
Unë duhet të vazhdoj të ndihmoj skuadrën time me gola dhe asist”, u shpreh Phil Foden.
“Unë përpiqem që në çdo ndeshje të shënoj apo ndihmoj skuadrën.
Për fat tani u rikthye edhe Kevin, që do të na japë një dorë. Sezoni është ende i gjatë dhe asgjë nuk ka humbur në kampionat”, tha Foden.