Skuadra e Shkendijës së Tetovës do të luajë disa ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, ndër to edhe klubi më ekipin e njohur ukrainas, Dynamo Kiev.
Klubi ukrainas ka konfirmuar ndeshjen që do të luhet më 9 shkurt.
Më 1 shkurt, Shkendija do të luajë kundër skuadrës polake Warta Poznan.
Tetovarët aktualisht janë në vendin e tretë në tabelë në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa para pak ditësh trajner i ri është emëruar Jeton Beqiri.
Pas pjesës së parë të sezonit, “kuqezinjtë” kanë bilancin prej 16 fitoreve, 9 barazime dhe 5 humbje.